Institucioni

Institucioni > Lajme >

Si të dallojmë kuponat tatimorë nga ata fiktivë?

Qytetarë,

në çdo blerje me para në dorë, ju duhet të kërkoni domosdoshmërisht nga shitësi apo ofruesi i shërbimit, kuponin tatimor.

Kuponi tatimor që i jepet një blerësi apo një klienti, përmban të dhënat e mëposhtme:  

  • Emrin, adresën e tatimpaguesit;
  • NIPT-in;
  • Emrin, sasinë, çmimin dhe vlerën e cdo artikulli /ose shërbimi;  
  • Vlerën totale  të mallrave apo shërbimeve të marra;
  • Mënyrën e pagesës (cash, çek, kartë krediti etj.);
  • Shumën e TVSH-së, sipas shkallës tatimore;

Në pjesën e fundit të kuponit tatimor ndër të tjera paraqitet: 

  • Numri i identifikimit të pajisjes fiskale;   
  • Data dhe ora e lëshimit të kuponit;  
  • Numri i kuponit
  • Logo fiskale, që është shenja identifikuese, që vendoset në çdo kupon tatimor, në fund dhe e pozicionuar në qendër të tij.

Çdo kupon i lëshuar jo sipas kësaj forme, është i pavlefshëm dhe i dënueshëm administrativisht nga ligji, me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Administrata tatimore ju sjell në vëmendje këto elementë, që ju të mos bini pre e lëshimit të një kuponi jotatimor nga pajisje fiskale jo të autorizuara. Të tillë kupona janë abuzivë dhe vlejnë vetëm për përfitime abuzive në dëm të interesit tuaj dhe shoqërisë në tërësi.

DPT ju inkurajon të denonconi çdo rast duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 14 14 ose duke na dërguar foto e video në Whatsapp dhe Viber në numrin 0697073733.

Ju faleminderit!