Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim për tatimpaguesit që paraqesin kërkesë për rimburisimin e TVSH-së

Kujtojmë të gjithë tatimpaguesit, të cilët paraqesin kërkesën për rimbursim të TVSH-së pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, që njëkohësisht me kërkesën për rimbursim, duhet të depozitojnë pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në DPT, vërtetimin origjinal nga banka e nivelit të dytë të numrit të llogarisë në lekë (IBAN), të biznesit në të cilën do të kryhet kalimi i shumës për rimbursim.

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga:

•Tatimpaguesit që paraqesin për herë të parë kërkesë për rimbursim të TVSH-së pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe,
•Tatimpaguesit që kërkojnë kalimin e shumës në një llogari të re, të ndryshme nga ajo ku kanë kaluar rimbursimet e mëparshme.

Ju faleminderit!