Institucioni

Institucioni > Lajme >

DPT pezullon punonjesin per perfshirje ne fushate

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duke marrë shkas nga një transmetim televiziv në televizionin ORA NEWS, sot më 5 Qershor 2017, i cili paraqet një punonjës së Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, të shprehë dhe promovojë preferencat e tij politike në median sociale, bën me dije se në zbatim të dispozitave ligjore në fuqi, VKM të Këshillit të Ministrave datë 2/06/2017 dhe Urdhrit të Drejtoreshës së Përgjithshme ka nisur procedurën për pezullimin e këtij punonjësi nga struktura ku ai punon si dhe do të ndjekë  procedurën ligjore për këtë rast.

DPT gjen rastin të falenderojë TV Ora News për sjellien në vemendje të këtij rasti dhe rikujton sipas urdhrave të nxjerra në kohë të ndryshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve se pjesmarrja në fushatat politike e administrates tatimore është tërësisht e ndaluar.

Njëkohësisht DPT fton cdo media si dhe cdo qytetar të njoftojnë  dhe raportojë për cdo rast ku ata vërejnë përfshirje të administratës tatimore në proceset dhe fushatën zgjedhore