Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim për pagën minimale dhe maksimale nga periudha Maj 2017

Të nderuar tatimpagues!

Ju bëjmë me dije se, duke filluar nga periudha Maj 2017, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 24,000 lekë. (VKM nr.399, datë 03.05.2017)
 
Për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga bruto mujore, do të jetë:

  1. Jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 24,000 (njëzet e katër mijë) lekë dhe deri në 105,850 (njëqind e pesëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë, për personat e punësuar;
  2. Jo më pak se paga minimale, e barabartë me 24,000 (njëzet e katër mijë) lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit, deri në 105,850 (njëqind e pesëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë, për personat e vetëpunësuar;
  3. E barabartë me pagën minimale mujore prej 24,000 (njëzet e katër mijë) lekë, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht.

Gjithashtu, paga minimale në shkallë vendi prej 24,000 lekë, shërben edhe për llogaritjen dhe pagesën e kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor.

Ju faleminderit!