Institucioni

Institucioni > Lajme >

Kompensimi i detyrimeve me gjendjen dhe tepricën kreditore të TVSH–së në ligjin e fshirjes së detyrimeve

Tatimpaguesit që kanë tepricë kreditore të TVSH-së ose të një detyrimi tjetër tatimor, përfitojnë nga fshirja e detyrimeve tatimore sipas Ligjit nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore:

  • Pas kompensimit (zvogëlimit) të tepricës deri në masën e tatimit të papaguar, pa përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat si dhe detyrimet tatimore të pahedhura në sistem që i përkasin periudhave tatimore deri më 31.12.2010.
  • Në rastet kur, teprica nuk mbulon vlerën e plotë të tatimit të papaguar atëherë duhet të kryhet pagesa për pjesën e mbetur dhe më pas bëhet fshirja e kamatëvonesave dhe e dënimeve administrative.
  • Rregulli për kompensimin zbatohet automatikisht, pa kontroll, përveç rasteve kur tatimpaguesit janë në proces ankimi administrativ ose gjyqësor. Kjo klauzolë zbatohet kur tatimpaguesi heq dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë/ankimit/rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit pranë gjykatës kompetente.
  • Kompensimi i tepricës kreditore të TVSH-së dhe çdo lloj tatimi duhet të përdoret për të përputhur fillimisht detyrimet brenda llojit të vetë të tatimit dhe më pas tek tatimet e tjera.
  • Kompensimit nuk i nënshtrohen detyrimet për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Ju faleminderit!