Të nderuar tatimpagues!
Ju rikujtojmë detyrimit tuaj ligjor për të përditësuar të dhënat e regjistrimit, bazuar në nenin 43 të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar, si dhe pika 43.2.1 e udhëzimit nr. 24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar.
Për të bërë të mundur deklarimin brenda afatit të marrjes në punë apo largimit të çdo punonjësi nëpërmjet formularit ESIG 027, çdo tatimpagues i biznesit të vogël, i cili ka si kategori të kontibuteve të sigurimeve shoqërore “I vetëpunësuar i vetëm”, duhet të paraqitet pranë sporteleve të Shërbimit në Drejtorinë Rajonale tatimore ku është i regjistruar, për ta ndryshuar atë, në “I vetëpunësuar me punëmarrës”. Pas aplikimit të tatimpaguesit, Administrata Tatimore do të reflektojë ndryshimin në sistemin e administrimit tatimor.
Ju faleminderit!