Institucioni

Institucioni > Lajme >

Certifikimi i deklaratave dhe e drejta e administratës tatimore për kontroll

Të nderuar tatimpagues!

Përzgjedhja e tatimpaguesve për t’u kontrolluar, bazuar në nenin 80,pika 4 e ligjit nr. 9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, është e bazuar në analizën e riskut.
Përmirësimet e fundit të bëra në ligjin e procedurave tatimore, (me ligjin nr.112/2016, datë 03.11.2016, botuar në Fletoren Zyrtare nr.219, datë 15 nëntor 2016) midis lehtësive konkrete për tatimpaguesit, kanë krijuar edhe një garanci më shumë për ta, ku sipas të njejtës referencë ligjore, në rast se tatimpaguesi ka të certifikuara, nga kompanitë njohura audituese, ose kompani të klasifikuara si të tilla me ligj të veçantë, deklaratat tatimore ku vërtetohet se janë në përputhje me legjislacionin fiskal, administrate tatimore e përfshin këtë element, në analizën e riskut të tatimpaguesit.

Auditimi e çertifikimi i pasqyrave financiare, deklaratave tatimore nga kompanitë e njohura audituese, konsiderohet si një element “pozitiv”, në tërësinë e elementeve që përcaktojne nëse tatimpaguesi duhet të përzgjidhet për t’ukontrolluar sipas vlerësimit të kryer nga analiza e riskut.

Certifikimi i deklaratave tatimore nuk është kërkesë e detyrueshme, por është në vullnetin e lirë të tatimpaguesit nëse i certifikojnë apo jo, deklaratat e tyre tatimore nga kompanitë audituese.
Kompanitë audituese nuk duhet të bëjnë certifikimin e deklaratave tatimore të njëjtit tatimpagues për të njëjtin lloj tatimi për më gjatë se katër (4) vite të njëpasnjëshme. Pas një pauze njëvjeçare mund të fillojë përsëri edhe për katër (4) vite të tjera.
Funksionalisht, administrata tatimore është e ngarkuar të ushtrojë të drejtën e saj të kontrollit, bazuar në nenin 80 të ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe sipas procedurave, për kryerjen e kontrolleve tatimore dhe llojet e kontrolleve tatimore, përcaktuar në pikën 80 të Udhëzimit nr.24 datë 2.9.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Vëmendje:

Bazuar në nenin 128/3 të ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në rast se nga kontrolli i bërë nga administrata tatimore tek tatimpaguesit, deklaratat tatimore të të cilëve janë certifikuar nga kompanitë certifikuese, janë në përputhje me legjislacionin fiskal, do të rezultojë detyrim tatimor, kompania certifikuese dënohet me një gjobë, në masën 50 përqind të detyrimit tatimor të ngarkuar, ndaj tatimpaguesit.

Ministria e Financave në fund të procesit të vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar nga shoqëritë pjesëmarrëse, ka publikuar kompanitë që kanë fituar të drejtën për kryerjen e shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore, për një periudhë 4 (katër)- vjeçare. të cilat janë:

1.DELOITTE AUDIT ALBANIA sh.p.k
2.ILD-99 Audit sh.p.k
3.MAZARS sh.p.k
4.nHEuroConsultshpk
5.Studio L. E. A. L. Auditing sh.p.k
6.GRANT THORNTON &HOLLY & ENDI AUDITING sh.p.k
7.UHY Elite sh.p.k
8.KPMG sh.p.k
9.ASIE sh.p.k
10.PRICEWATERHOUSE COOPERS ALBANIA sh.p.k.

Ju faleminderit!