Të nderuar tatimpagues!
Në datën 6 Maj 2017, ka hyrë në fuqi ligji nr.33/2017, datë 30.03.2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”.
Ju sjellim në vëmendje që përfitues nga ky ligj janë tatimpaguesit e regjistruar në regjistrin aktiv dhe atë pasiv ,me përjashtim të atyre që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, në kuptim të legjislacionit të fushës.
DPT ju bën me dije se:
•Në zbatim të dispozitave të ligjit të lartpërmendur shumë shpejt do të miratohet dhe publikohet Udhëzimi i Ministrit të Financave, në të cilin më hollësisht do të përcaktohet edhe procedura që do të ndiqet.
Njëkohësisht, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka përgatitur një plan veprimi për zbatim nga të gjitha strukturat e saj të përfshira në këtë proces. Nga korrespondenca dhe komunikimi i deritanishëm, konstatojmë që interesi i tatimpaguesve për të përfituar nga lehtësitë e këtij ligji është i lartë, ndaj dhe gjejmë rastin të kujtojmë se:
•Për të gjithë tatimpaguesit që përfshihen nga fusha e zbatimit të këtij ligji, me kushtin që gjobat dhe kamatëvonesat e të cilëve, fshihen pas pagesës së detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, e drejta e pagesës së këtyre detyrimeve (principalit) ju lind nga data 8 Maj 2017.
•Duke filluar nga dita e hënë, 8 Maj 2017, administrata tatimore, fton dhe nxit tatimpaguesit, që të ushtrojnë të drejtën e përfitimit nga ky ligj, duke shlyer detyrimet financiare të cilat ligji i kërkon si kusht paraprak.
Me paraqitjen e pagesave të detyrimeve të prapambetura, në mënyrë të menjëhershme, sipas kërkesës së tyre, tatimpaguesve do t’u jepet konfirmimi sipas të cilit ata nuk kanë më detyrime kundrejt administratës tatimore.
Për çdo paqartësi të gjithë tatimpaguesit, mund të drejtohen pranë zyrave të drejtorive rajonale tatimore ku janë regjistruar.
Kujtojmë se:
Fshihen/shuhen pa kusht
-Detyrimet tatimore të papaguara, që i përkasin periudhave tatimore Dhjetor 2010 e më parë, përveç kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj.
-Dënimet administrative (gjobat) dhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit.
Fshihen/shuhen me kusht:
Gjobat dhe kamatëvonesat, që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kushtin që, brenda datës 31.12.2017, të paguhet i plotë tatimi/taksa/kontributi për:
Ju faleminderit!