Të nderuar tatimpagues,
Në rastet, kur tatimpaguesi nuk dorëzon në afat një deklaratë tatimore, zbatohet procedura e mëposhtëme, përcaktuar në nenin 71/1 të ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar:
Kujdes!
Ky Njoftim Vlerësimi nuk mund të ankimohet në Drejtorinë e Apelimit Tatimor, në rrugën e ankimit të akteve administrative tatimore. Tatimpaguesi ka të drejtë, që me marrjen e "Njoftim Vlerësimit” të bërë nga ana e administratës tatimore, sipas parashikimit të kësaj pike, të paraqesë deklaratën e tij tatimore. Vetëm në rastin e paraqitjes së deklaratës tatimore të padorëzuar më pare, me t’u bërë ky deklarim, automatikisht anulohet vlerësimi i detyrimit tatimor të bërë nga zyra prej administratës tatimore.
Duhet të jeni të kujdesshëm, pasi:
Nëse nga ana e tatimpaguesit, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftim-vlerësimit tatimor nga zyra, nuk është dorëzuar deklarata tatimore ose nuk është paguar shuma e e detyrimit lidhur me të, administrata tatimore fillon procedurat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore.
Kjo procedurë ndiqet për çdo lloj deklarate tatimore e çdo tatimi lidhur me të.