Të nderuar tatimpagues!
Ju bejmë me dije se, me urdhërin e Ministrit të Financave Nr. 29, datë 29.03.2017, është vendosur heqja e autorizimit “shoqëri e autorizuar” shoqërisë “CKV-NOKI Albania” Shpk.
Në bazë të këtij urdhri “CKV-NOKI Albania” Shpk nuk është më e autorizuar të tregtojë dhe mirëmbajë pajisjet fiskale për tatimpaguesit.
Mbështetur ne VKM Nr.781, datë 14.11.2007, “Për karakteristikat teknike e funksionale të pajisjeve fiskale”, pika 11:Tatimpaguesi, i cili ka kontratë mirëmbajtjeje të pajisjes fiskale me një shoqëri të autorizuar për mirëmbajtje, të cilës i është hequr autorizimi, është i detyruar të lidhë kontratë me persona të tjerë, të autorizuar për mirëmbajtje.
Sa më sipër të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë në përdorim pajisje fiskale të tregtuara nga shoqëria “CKV-NOKI Albania” Shpk, duhet të marrin masat për të lidhur kontratë me persona të tjerë, të autorizuar për mirëmbajtje.
Shoqëritë e autorizuara për tregtimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale janë:
IVA Elektronik
BNT Electronics
AED
DAISY & ETM
Më shumë detaje rreth këtyre shoqërive i gjeni në linkun e mëposhtëm
https://www.tatime.gov.al/d/4/161/163/113/shoqerite-e-autorizuara
Faleminderit!