Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju kujton se çdo individ, që përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në mbështetje të ligjit nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, është i detyruar që t’i deklarojë këto të ardhura, pranë administratës tatimore, sipas përcaktimeve, të mëposhtëme:
Individët rezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë, detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.
Gjithashtu, individët jorezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) detyrohen të dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave.
Individët janë të detyruar të deklarojnë:
Deklarata për të ardhurat e përftuara në vitin 2016, dorëzohet vetëm në rrugë elektronike, nëpërmjet sistemit e-filing jo më vonë se data 30 prill e vitit 2017, por për arsye të ditëve të pushimit zyrtar, këtë vit afati i fundit i deklarimit do të jetë data 2 Maj 2017.
Deklarimi i të ardhurave, përveçse është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.
Për më shumë informacion, mund të klikoni në faqen zyrtare të Administratës Tatimore, www.tatime.gov.al, të drejtoheni në zyrat e shërbimit ndaj tatimpaguesve ose pranë drejtorive rajonale tatimore, si edhe të telefononi në numrin e telefonit pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve.
Administrata tatimore ju falenderon për kontributin tuaj!