Të nderuar Tatimpagues!
Në zbatim të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, data 31 Mars 2017 është afati i fundit i dorëzimit të formularit të Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin, për vitin e fiskal 2016. Sjellim në vëmendjen tuaj, se pagesa përfundimtare e këtij detyrimi domosdoshmërisht duhet kryer krahas kryerjes së deklarimit, brenda datës 31 Mars 2017.
Gjithashtu në zbatim të nenit 30, të këtij ligji, ju kujtojmë që afati i fundit i pagesës së këstit paraprak të Tatimit mbi Fitimin për tremujorin e parë të vitit fiskal 2017, është data 30 Mars 2017.
Ju faleminderit !