Institucioni

Institucioni > Lajme >

Pajisja me POS/POI, 31 dhjetor 2026 afati i fundit

 

Administrata Tatimore njofton tatimpaguesit se, brenda datës 31 dhjetor 2026, duhet të pajisen me terminal POS/POI në çdo pikëshitjeje, që kryejnë shitje me para në dorë dhe që nuk përfshihen në kategoritë për të cilat janë përcaktuar afate të mëparshme.

Ky detyrim parashikohet në nenin 59/3 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Nga detyrimi për pajisjen me terminal POS/POI përjashtohen:
 
  • Tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet ekonomik në zonat ku nuk ka mbulim me internet;
  • Tatimpaguesit që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar faturë, sipas legjislacionit për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit;
  • Tatimpaguesit që përmbushin njëkohësisht kriteret e mëposhtme: 
  •  
    • nuk janë subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar;
    • kanë përgjegjësi tatimore të tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi;
    • nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit;
    • kanë statusin/kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm”.
Përdorimi i pajisjeve POS/POI bën të mundur nxitjen e përdorimit të pagesave elektronike duke:
 
  • Ofruar shërbim më cilësor, më të shpejtë dhe më të përshtatshëm;
  • Lehtësuar pagesat nga klientët;
  • Rritur transparencën në transaksione;
  • Reduktimin e përdorimit të parasë cash, me qëllim rritjen e formalizimit

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që janë subjekt i këtij detyrimi të marrin masat e nevojshme për pajisjen me terminal POS/POI brenda afatit të përcaktuar, 31 dhjetor 2026.


Faleminderit,