Administrata Tatimore vijon procesin e rimbursimit të tatimit të mbipaguar për individët që, nga dorëzimi i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA 2025), rezultojnë me të drejtë për rimbursim.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se një numër individësh nuk kanë plotësuar të dhënat e llogarisë së tyre bankare në sistemin e-Filing. Mungesa e këtij informacioni pamundëson transferimin e shumës së rimbursimit në llogarinë bankare të përfituesit.
Për të lehtësuar përfundimin e këtij procesi, Administrata Tatimore publikon udhëzuesin për plotësimin e të dhënave të llogarisë bankare në e-Filing dhe fton të gjithë individët që rezultojnë me tatim të mbipaguar ta plotësojnë këtë informacion sa më parë.
Ndiqni udhëzuesin bashkëlidhur për hapat që duhen ndjekur për plotësimin e të dhënave të llogarisë bankare.