Administrata Tatimore rikujton të gjithë tatimpaguesit se, nga data 10 qershor 2026, kanë filluar pagesat për përfitimin nga falja me kusht e detyrimeve tatimore, gjobave dhe kamatëvonesave, nëpërmjet shlyerjes së pjesshme ose të plotë të detyrimit kryesor, sipas kategorive dhe afateve të përcaktuara në ligj.
Në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 86/2025, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, tatimpaguesit mund të përfitojnë nga falja me kusht e detyrimeve tatimore, gjobave dhe kamatëvonesave për kategoritë e mëposhtme:
Gjithashtu, Administrata Tatimore sjell në vëmendje se tatimpaguesit që ndodhen në proces ankimi administrativ ose gjyqësor mund të përfitojnë nga dispozitat e ligjit vetëm nëse heqin dorë nga ankimi, padia ose rekursi, sipas parashikimeve ligjore. Deklarimi i heqjes dorë bëhet me kërkesë zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, duke filluar nga data 10.06.2026, përpara kryerjes së pagesës së detyrimit principal, por jo më vonë se data 30.11.2026.
Ftohen të gjithë tatimpaguesit të verifikojnë situatën e tyre financiare në sistemin e-Filing dhe të kryejnë në kohë pagesat përkatëse, në mënyrë që të përfitojnë nga lehtësitë e parashikuara në ligjin për faljen e detyrimeve tatimore të papaguara.