Institucioni

Institucioni > Lajme >

Administrata Tatimore publikon Planin Sektorial të Turizmit 2026

Administrata Tatimore njofton miratimin e Planit Sektorial të Turizmit për vitin 2026 nga Komiteti i Riskut, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe politikat zhvillimore të sektorit të turizmit në Republikën e Shqipërisë.

Ky plan synon forcimin e formalizimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të aktivitetit turistik, përmes:
1- Rritjes së përputhshmërisë tatimore;
2- Përmirësimit të transparencës dhe standardeve në ofrimin e shërbimeve;
3- Përdorimit të teknologjive të avancuara dhe inteligjencës artificiale për evidentimin dhe analizimin e tatimpaguesve mosdeklarues apo me risk të lartë.

Në kuadër të zbatimit të këtij plani, Administrata Tatimore do të:

  • Aplikojë kontrolle të targetuara, të bazuara në analizën e riskut;
  • Kërkojë deklarim të saktë dhe të plotë të të ardhurave;
  • Monitorojë deklarimin e punonjësve të angazhuar në aktivitet, si dhe zbatimin e pagave indikative si element në vlerësimin e riskut tatimor;
  • Verifikojë zbatimin korrekt të faturimit elektronik për çdo shërbim të ofruar.

Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit, që operojnë në sektorin e turizmit të marrin masat e nevojshme për të siguruar përputhshmërinë me legjislacionin tatimor në fuqi, me qëllim shmangien e masave administrative dhe penalitetet që rrjedhin nga mosrespektimi i detyrimeve ligjore.

Dokumenta ndihmëse