Administrata Tatimore njofton tatimpaguesit që kryejnë shitje apo dhurime të kuotave ose aksioneve në shoqëri tregtare të tregojnë kujdes në përcaktimin dhe deklarimin e vlerës së shitjes së këtyre transaksioneve.
Në përputhje me nenin 63 të Ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, në rast se çmimi i deklaruar në transaksion nuk pasqyron vlerën reale të tregut, Administrata Tatimore ka të drejtë të kryejë rivlerësimin e transaksionit për qëllime tatimore, bazuar në të dhënat dhe analizën e tregut.
Administrata Tatimore disponon të dhëna mbi transaksionet e shitjes së kuotave dhe aksioneve të realizuara gjatë viteve të fundit dhe, në këtë kuadër, inkurajon tatimpaguesit që të sigurohen se:
Deklarimi i saktë i këtyre transaksioneve kontribuon në përmbushjen korrekte të detyrimeve tatimore dhe shmang penalitetet apo rivlerësimet për qëllime tatimore.