Administrata Tatimore informon tatimpaguesit se, në zbatim të ndryshimeve të fundit në udhëzimin e Ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, janë përcaktuar rregulla të reja për klasifikimin e të ardhurave të realizuara nga personat fizikë të vetëpunësuar, sipas nenit 12, germa “ç”, i njohur edhe si “neni antishmangie”.
Ndryshimi synon të adresojë situatat e evidentuara gjatë vitit 2025, kur të ardhurat e realizuara nga individët e vetëpunësuar janë konsideruar si të ardhura nga punësimi, në rastet kur:
Në rastet kur këto të ardhura, sipas natyrës reale të marrëdhënies ekonomike, nuk do të konsiderohen si të ardhura nga punësimi, ato mund të deklarohen si të ardhura nga biznesi, në përputhje me përjashtimin e parashikuar në nenin 12, germa “ç”.
Për të përfituar nga ky përjashtim, personat fizikë që ushtrojnë veprimtari si të vetëpunësuar duhet që, së bashku me dorëzimin e Deklaratës së të Ardhurave nga Veprimtaria e Personit Fizik (TAPB) për vitin tatimor 2025, të dorëzojnë edhe Deklaratën e Statusit të të Vetëpunësuarit.
Kjo deklaratë është vetëdeklarim, ndaj tatimpaguesi ka detyrimin ta plotësojë me saktësi dhe me informacion të vërtetë, duke përfshirë elemente që lidhen me:
Deklarata e Statusit shërben si mjet vlerësimi për administratën tatimore, e cila mund të verifikojë në çdo kohë informacionin e deklaruar, për të përcaktuar nëse veprimtaria e individit përmbush kushtet e vetëpunësimit dhe nuk përbën rast shmangieje tatimore.
Në rast të konstatimit të të dhënave të pasakta ose të pavërteta, administrata tatimore mund të kryejë:
Dorëzimi i deklaratës kryhet në mënyrë elektronike, sipas formatit të miratuar, bashkëlidhur këtij njoftimi.
Dorëzimi i saktë dhe i plotë i dokumentacionit garanton trajtim të drejtë tatimor dhe shmang pasoja administrative të panevojshme.