Institucioni

Institucioni > Lajme >

Rikujtesë për deklarimin në kohë të deklaratave tatimore vjetore për vitin 2025 me afat final 31 marsin 2026

Administrata Tatimore rikujton dhe inkurajon të gjithë tatimpaguesit që të dorëzojnë deklaratat tatimore vjetore për vitin 2025 përpara afatit të fundit, 31 mars 2026, për të shmangur vonesa apo vështirësitë e mundshme si rrjedhojë e fluksit të lartë në sistem gjatë ditëve të fundit të deklarimit.

Ky detyrim përfshin:

  • Personat fizikë që dorëzojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave nga Biznesi (TAPB);
  • Personat juridikë që dorëzojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave të Korporatës (TAK);
  • Individët që dorëzojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DVAP – DIVA).

Tatimpaguesit duhet të kenë parasysh se këtë vit, për herë të parë, afati i deklarimit është unifikuar për të gjitha deklaratat tatimore vjetore në datën 31 mars 2026.

Deklarimi i hershëm është i rëndësishëm sepse:

  • Shmang mbingarkesën e sistemit në ditët e fundit, kur ka fluks të lartë përdoruesish;
  • Shmang penalitetet për mosdeklarim apo deklarim të vonuar, si dhe siguron pagesën në afat të detyrimeve, kur lind një i tillë;
  • Garanton përmbushjen e detyrimeve ligjore sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

📞 Për çdo informacion apo asistencë, mund të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 0002.

Administrata Tatimore vlerëson bashkëpunimin dhe angazhimin tuaj për përmbushjen në kohë të detyrimeve tatimore për të shmangur penalitetet që rrjedhin nga mosdeklarimi apo deklarimi i vonuar.