Institucioni

Institucioni > Lajme >

Administrata Tatimore vë në dispozicion shërbimin online për të verifikuar nëse përfitoni rimbursim për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet arsimore

Administrata Tatimore ka vënë në dispozicion një shërbim të ri informues online, në faqen zyrtare të saj, i cili synon të lehtësojë informimin e individëve lidhur me mundësinë e përfitimit të rimbursimit për fëmijët në ngarkim nën moshën 18 vjeç dhe shpenzimet arsimore.
 
Përmes këtij shërbimi, individët mund të verifikojnë paraprakisht në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë nëse plotësojnë kushtet për të përfituar rimbursim. Shërbimi është i ndërtuar në formën e një pyetësori të shkurtër, i cili, bazuar në të dhënat që individi deklaron për të ardhurat, numrin e fëmijëve dhe shpenzimet arsimore, ofron një përgjigje të menjëhershme orientuese.
 
Përdorimi i tij është i lehtë dhe i aksesueshëm për të gjithë, pasi nuk kërkon identifikim me emër përdoruesi apo fjalëkalim dhe nuk përpunon të dhëna konfidenciale.
Individët që rezultojnë se plotësojnë kushtet për përfitim mund të aplikojnë për rimbursim përmes deklarimit vjetor të të ardhurave personale (DIVA 2025), i cili duhet të dorëzohet brenda datës 31.03.2026.
 
Shërbimi online për verifikimin paraprak mund të aksesohet në linkun: