Institucioni

Institucioni > Lajme >

FTESË PËR NEGOCIATË

Mbështetur në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në VKM nr. 1195, datë 05.08.2008, “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radioteleviziv ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e administratës shtetërore”, Objekti i programit/spotit/reklamës: “Informimin e tatimpaguesve mbi lehtësitë e reja tatimore për fermerët dhe individët përfitues”.
Nevoja për kryerjen e reklamave: Me anë të kësaj fushate komunikimi do të bëhet i mundur realizimi i objektit: “Informimin e tatimpaguesve mbi lehtësitë e reja tatimore për fermerët dhe individët përfitues”, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të tatimpaguesve mbi lehtësitë fiskale në fuqi.
Të zhvillohet procedura e blerjes, zhvillimit dhe prodhimit të spoteve/reklamave: “Informimin e tatimpaguesve mbi lehtësitë e reja tatimore për fermerët dhe individët përfitues”, me fond limit 4,016,666.6 (katër milion e gjashtëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë pikë gjashtë) lekë pa TVSH.

Dokumenta ndihmëse