Tax Test është shërbimi elektronik i Administratës Tatimore, i cili ka për qëllim të informojë të gjithë individët për të kuptuar nëse e kanë apo jo detyrim deklarimin e DIVA 2025.
I thjeshtë në përdorim, ky shërbim është i organizuar sipas një pyetësori që i përgjigjet në kohë reale çdo individi (rezidentë apo jorezidentë), në përputhje me të ardhurat e tij.
Sqarojmë individët se nuk është e nevojshme të vendoset emri i përdoruesit apo fjalëkalimi, dhe se informacioni nuk përmban të dhëna konfidencial, por dhe është i ndërtuar në bazë të disa pyetjeve shumë të thjeshta, që japin informacionin e nevojshëm nëse individi plotëson ose jo kriteret për të qenë subjekt deklarimi për DIVA 2025.
Administrata Tatimore bën me dije se afati i deklarimit dhe pagesës së DIVA 2025, sipas ligjit të ri, është data 31.03.2026 dhe se subjekt deklarimi për vitin 2025 janë ata individë që:
Ftojmë të gjithë individët të dorëzojnë DIVA 2025 brenda datës 31 mars 2026 dhe të përdorin shërbimin "Tax Test" për të verifikuar paraprakisht nëse përmbushin detyrimin ligjor për të deklaruar DIVA 2025! https://www.tatime.gov.al/c/3/10/652/deklarata-individuale-vjetore-e-te-ardhurave
E rëndësishme! Edhe nëse nuk keni detyrim ligjor për deklarim, por plotësoni kushtet për të përfituar rimbursim për fëmijët në ngarkim dhe për shpenzimet arsimore, duhet të dorëzoni DIVA 2025 për të përfituar nga këto zbritje.