Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim për shtyrjen e afatit të deklarimit të inventarit analitik

Administrata Tatimore informon tatimpaguesit se afati për deklarimin e inventarit analitik 31.12.2025, shtyhet deri më 20.02.2026.
 
Kjo shtyrje e afatit realizohet me qëllim garantimin e përmbushjes së saktë dhe korrekte të këtij detyrimi ligjor nga ana e tatimpaguesve.
 
Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë.
 
Deklarimi i inventarit duhet të kryhet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, brenda datës 20.02.2026, duke u ngarkuar me emërtimin “Inventari 31.12.2025”.
 
Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të përmbushin me korrektesë këtë detyrim ligjor brenda afatit të përcaktuar, me qëllim shmangien e verifikimeve në vend dhe aplikimit të penaliteteve përkatëse.