Institucioni > Lajme >
Pyetje dhe Përgjigje: Kompensimi i fermerëve përmes autofaturës
- Kush konsiderohet prodhues bujqësor?
Përgjigje: Prodhues bujqësor është fermeri që rrit kafshët ose prodhon produkte bujqësore dhe blegtorale, dhe i shet ato të papërpunuara.
- Për kë zbatohet skema e kompensimit?
Përgjigje: Skema zbatohet për prodhuesit bujqësorë, për të cilët regjimi normal i TVSH-së krijon vështirësi. Këta prodhues furnizojnë me produkte dhe shërbime bujqësore një person të tatueshëm që nuk përfiton nga skema e kompensimit në Shqipëri.
- Si do bëhet kompensimi i fermerëve?
Përgjigje: Blerësi i regjistruar për TVSH, si grumbullues, përpunues ose agroturizëm i çertifikuar, lëshon faturë tatimore (autofaturë) në emër të prodhuesit bujqësor (fermerit) për mallrat ose shërbimet e blera. Vlera e faturës përdoret për llogaritjen e kompensimit, dhe në të duhet të shënohet NIPT i prodhuesit dhe elementet e tjera të faturës tatimore sipas ligjit.
- Çfarë kushtet duhet të plotësoj për të përfituar kompensim?
Përgjige:
*Qarkullimi vjetor nuk duhet të tejkalojë kufirin minimal të regjistrimit për TVSH;
*Produktet ose shërbimet janë rezultat i punës së tij bujqësore;
*Mallrat ose shërbimet shiten te persona të tatueshëm të regjistruar për TVSH-në, të cilët ushtrojnë aktivitet si, grumbullues ose/dhe përpunues i produkteve bujqësore apo agroturizëm i certifikuar sipas legjislacionit në fuqi për turizmin dhe që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit; Kodet ekonomike të këtyre tatimpaguesve blerës përcaktohen në udhëzim të Ministrisë së Financave (MF);
Është pajisur me numër identifikimi (NIPT) nga Administrata Tatimore, pa pasur detyrim për deklarim periodik të TVSH-së.
- Sa është norma e kompensimit për fermerët?
Përgjigje: Norma e kompensimit është 10% e vlerës totale të produkteve të furnizuara nga prodhuesi bujqësor të dokumentuara me fatura tatimore, përgjatë një periudhe 6-mujore.
- Si e përfitoj kompensimin?
Përgjigje:Fermeri (prodhuesi bujqësor) duhet të dorëzojë në Administratën Tatimore kërkesën për kompensim (elektronikisht ose nëpërmjet shërbimit postar), duke bashkëlidhur:
*Kopje të faturave të lëshuara nga blerësi i mallrave dhe shërbimeve bujqësore;
*Numrin e llogarisë së tij bankare.
- Kam afat se kur duhet të aplikoj?
Përgjigje: Kërkesa për kompensim bëhet me bazë 6-mujore:
*Brenda datës 31 dhjetor të vitit 2026, për furnizimet e kryera nga janari deri në qershor të vitit 2026;
*Brenda datës 30 qershor të vitit 2027, për furnizimet e kryera nga korriku deri në dhjetor të vitit 2026.
- Po kompensimin kur e përfitoj?
Përgjigje: Kompensimi nga Administrata Tatimore kryhet brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nga fermeri.
- Kur refuzohet kërkesa për kompensim?
Përgjigje: Kërkesa mund të refuzohet në rast se:
*Nuk është dorëzuar brenda afatit.
*Nuk plotësohen kushtet ligjore;