Institucioni

Institucioni > Lajme >

Pyetje dhe Përgjigje DIVA 2025

1. Çfarë është DIVA?
Përgjigje: DIVA është Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave.
*Sipas ligjit të ri ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ i ndryshuar, quhet Deklarata Vjetore e të Ardhurave Personale (DVAP)

2. Kur duhet ta dorëzoj DIVA 2025?
Përgjigje: Afati për dorëzimin e DIVA është 31 mars 2026.

3. Për cilën periudhë deklarohet?
Përgjigje: Deklarohet për periudhën janar-dhjetor 2025.

4. Kush ka detyrim për të deklaruar të ardhurat personale vjetore 2025?
Përgjigje:
- Individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 mln lekë bruto, nga të gjitha burimet;
- Individët që për të paktën 1 muaj gjatë vitit 2025 kanë qenë të punësuar në më shumë se 1 punëdhënës;
- Individët që kanë realizuar të ardhura mbi 50 mijë lekë për të cilat nuk kanë paguar tatimin në burim (shembull: platformat Booking, Airbnb, Youtube, të ardhurat nga qeradhënia) etj.

5. Kush përfiton rimbursim?
Përgjigje: Çdo individ që ka plotësuar në DIVA 2025:
a.Rubrikën përkatëse për numrin e fëmijëve në ngarkim
b.Rubrikat përkatëse për shpenzimet arsimore. Ky rimbursim përfitohet nga prindërit/kujdestarët ligjore që kanë të ardhura të tatueshme vjetore deri në 1.2 milion lekë.
*Kujdes, që rimbursimi të kryhet duhet që DIVA 2025 të rezultojë me tepricë kreditore.

6. Si e përfitojë këtë rimbursim?
Përgjigje: Individi përfiton zbritje nga baza tatimore, kontretisht për:
-Çdo fëmijë në ngarkim, nën 18 vjeç, përfiton tatim korrespondues për shumën e zbritur prej 48 000 lekësh;
-Shpenzimet arsimore për fëmijët në ngarkim, deri në vlerën maksimale prej 100,000 lekësh;

7. Si të aplikoj për t’u rimbursuar?
Përgjigje: Nëpërmjet dorëzimit të deklaratës DIVA 2025 në llogarinë personale në e-Filing, kur deklarata rezulton me mbipagesë.
Krijo çështje si kërkesë për rimbursim në modulin Çështjet e mia, Pyetje e Përgjithshme, në të cilën bashkëlidh:
a.Dokument me të dhënat e llogarisë personale bankare;
b.Çertifikatën familjare;
c.Dokumentacionin justifikues që vërteton shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve:
Kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentat e pagesës (faturat) për fëmijët, dokumentat (faturat) për fëmijët, dokumentat (faturat) për pagesën e gjuhëve të huaja etj.

8. Çfarë ndodh nëse nuk kam ruajtur faturat?
Përgjigje: Në mungesë të dokumentacionit justifikues (fatura tatimore, kontrata), shpenzimet arsimore nuk njihen për rimbursim. Rekomandohet që çdo pagesë për arsimim të kryhet në mënyrë të dokumentuar.

9. Kur mund të refuzohet kërkesa për rimbursim?
Përgjigje: Kërkesa mund të refuzohet në rastet kur:
-DIVA 2025 nuk rezulton me mbipagesë;
-Dokumentacioni është i paplotë ose i pasaktë;
-Shpenzimet nuk janë të ligjshme ose nuk janë deklaruar në DIVA.

10. A mund ta korrigjoj DIVA 2025 pas dorëzimit?
Përgjigje: Po. Individi mund të paraqesë deklaratë korrigjuese brenda afateve ligjore, nëse konstaton pasaktësi në të dhënat e deklaruara.