Institucioni

Institucioni > Lajme >

Anketa 2025 konfirmon përmirësimin e performancës së AT: Besim dhe eficencë në rritje

Gjetjet e anketës së realizuar nga IDRA Research & Consulting, me mbështetjen e Administratës Tatimore Suedeze (prill–maj 2025), konfirmojnë përmirësim të ndjeshëm në treguesit kryesorë të performancës së Administratës Tatimore. Ky përmirësim është reflektuar në rritjen e besimit të bizneseve ndaj tatimeve dhe në rënien e perceptimit negativ për nivelet e korrupsionit.
Mes të tjerash studimi tregon se është rritur ndërveprimi i tatimpaguesve me kanalet zyrtare të komunikimit të AT dhe bizneset që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë kanë ngelur të kënaqur. Është rritur gjithashtu numri i të informuarve/ ndërgjegjësuarve sa i takon DIVA.
Konkretisht:

  • 13% më shumë qytetarë kanë besim të puna e autoriteteve tatimore dhe po me 13% ka rënë numri i atyre që mendojnë se tatimet janë shumë të larta.
  • Ndërveprimi i qytetarëve me faqen zyrtare të Administratës Tatimore është rritur me 10%.
  • Krahasuar me vitin 2023, është rritur me 9% numri i qytetarëve që mendojnë se sistemi tatimor është efikas.
  • Është ulur me 10% numri i qytetarëve që mendojnë se ka nivel të lartë korrupsioni në AT.
  • 9% më pak e bizneseve mendojnë se tatimet janë shumë të larta.
  • Nga 62% e bizneseve të anketuara që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me Administratën Tatimore gjatë 12 muajve të fundit, rezulton se mbi 80% janë të kënaqur me shërbimet e AT.
  • Është ulur numri i individëve që nuk kanë dijeni mbi DIVA me 15%.
  • Është rritur me 6% numri i qytetarëve që janë të informuar për Tatimin mbi të Ardhurat Personale.

Ky studim nxjerr gjithashtu në pah progresin e bërë nga Administrata Tatimore, falë reformave të ndërmarra, që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve tatimore, të komunikimit publik, të forcimit të besimit të qytetarëve dhe bizneseve ndaj AT dhe përmirësimin e klimës së biznesit.