Institucioni

Institucioni > Lajme >

Pyetje-përgjigje të ndryshme nga tatimpaguesit

1. Unë jam një tatimpagues në regjistrin pasiv dhe do të doja të kaloja në regjistrin aktiv dhe të rifilloj aktivitetin. Çfarë procedurë duhet të ndjek që të kaloj në regjistrin aktiv?

Përgjigje: Nëse jeni një tatimpagues i regjistruar në QKB dhe keni kaluar në statusin “Pasiv” nëpërmjet aplikimit në QKB, konform shkronjes “c” të nenit 44, të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008, i ndryshuar, ju duhet të aplikoni po në QKB për tu riaktivizuar. Veprimi i kryer dhe miratimi i riaktivizimit në QKB transmetohet elektronikisht në sistemin tatimor dhe ju kaloni menjëherë në statusin “AKTIV”.  Ndërsa, nëse keni kaluar në regjistrin Pasiv, nga sistemi tatimor automatikisht, pavarësisht se ku jeni regjistruar (në QKB apo në DRT) në zbatim të shkronjës “a” dhe “b” të nenit 44, të ligjit 9920, atëherë ju do të aplikoni online në portalin e-Albania, (në shërbimet që ofron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve) dhe kërkesën do ta drejtoni në DRT përkatëse, ku do të kërkoni riaktivizimin. Me miratimin nga DRT ju kaloni automatikisht në statusin “AKTIV’ në sistemin tatimor.

2. Kam qënë një person fizik biznes i vogël për vitin 2024, me përgjegjësi “Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin”. A do të dorëzoj pasqyra financiare për vitin 2024 edhe nëse xhiro për vitin 2024 është më e madhe se 5 milion lekë?

Përgjigje: Meqënëse për vitin 2024 deklarimi kryhet sipas përgjegjësive tatimore të atij viti, kategoria e tatimpaguesve deri në 8,000,000 lekë që në një situatë normale kanë përgjigjësinë tatimore për “Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin”, pavarësisht nga forma ligjore, duhet të dorëzojë vetëm deklaratën vjetore. Ndërsa tatimpaguesit me përgjegjësinë tatimore “Tatim Fitimi”, pavarësisht nga forma ligjore, apo dhe nga qarkullimi vjetor, duhet të dorëzojnë Deklaratën Vjetore te vitit 2024 së bashku me pasqyrat financiare. Detyrimi për dorëzimin e pasqyrave financiare për përsonat fizik më qarkullimin mbi 5 milion lekë në vit, sipas udhëzimit të përgjithshëm nr. 26, datë 08.09.2023, i ndryshuar “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, do të kryhet në vijim për vitin/periudhën tatimore 2025, i cili bëhët brënda 31 marsit 2026.

3. Do të ketë penalitet për mosdorëzim të pasqyrave financiare për subjektet me xhiro mbi 5 milion lekë per vitin 2024? Po në vitin që vjen nëse nuk plotësoj qarkullimin dhe detyrimin në zbatim të udhëzimit do të dorëzoj pasqyra financiare?

Përgjigje: Meqënëse për vitin 2024 deklarimi kryhet sipas përgjegjësive tatimore të atij viti, kategoria e tatimpaguesve deri në 8,000,000 lekë që në një situatë normale kanë përgjigjësinë tatimore për “Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin”, pavarësisht nga forma ligjore, duhet të dorëzojë vetëm deklaratën vjetore. Ndërsa tatimpaguesit me përgjegjësinë tatimore “Tatim Fitimi”, pavarësisht nga forma ligjore, apo dhe nga qarkullimi vjetor, duhet të dorëzojnë Deklaratën Vjetore të vitit 2024 së bashku me pasqyrat financiare. Për detyrimin për deklarim që do të ketë kjo kategori për vitin 2025 dhe që do të deklarohen në vitin 2026 do të ketë njoftime të mëvonshme nga Administratë Tatimore.

4. Kur duhet të dorëzohet deklarata për regjimin e vecantë për individët tregtarë dhe të vetpunësuarit? Si do të bëhet ky deklarim dhe ku duhet të dërgohet për këtë qëllim të këtij regjimi? A mund të dërgohet njoftimi dhe në menyrë elektronike nga E-filing?

Përgjigje: Për të ardhurat e vitit 2025 deklaratat janë të ndara për “Personat Fizikë” dhe “Koorporatat”. Për kategorinë e parë është Deklarata e të Ardhurave Personale dhe Biznesore ndërsa për kategorinë e dytë është Deklarata e Fitimit Koorporativ. Deklarata pranë Administratës tatimore (DRT përkatëse) për të përfituar nga ky regjim mund të bëhet manualisht në rugë zyrtare me postë ose nepërmjet sistemit E-filing që përdor tatimpaguesi.  Në deklaratën e të ardhurave personale dhe biznesore do të jetë një shënjues nëse tatimpaguesi me xhiro deri 10,000,000 lekë kërkon apo do të përfitojë nga regjimi i vecantë.

5. Jam një tatimpagues që dua të jem korrekt me ligjin, por ngjitur me lokalin tim (majtas dhe djathtas) janë dy subjekte të paregjistruara. Këtë konkurencë të pandershme, më sqaroni si ta zgjidh, pasi ka ardhur koha që unë ta mbyll biznesin dhe shkelësit e ligjit të punojnë?

Përgjigje: Për shqetësimin tuaj ju mund të denonconi në numrin e gjelber 0800 14 14 , që administrohet nga Administrata Tatimore ose duke dërguar një email  në adresën e postës elektronike denoncime@tatime.gov.al, sipas informacionit te publikuar ne faqen tonë web, ne rubriken Luftojmë informalitetin . Kërkesa dhe ankesa juaj do të merret në shqyrtim menjëherë nga strukturat përkatëse të Administratës Tatimore që operojnë në teren dhe që ndjekin rregullueshmërinë e zbatimit të ligjit njëlloj për të gjithë personat që ushtrojnë veprimtari tregtare. Për veprimtari të paligjshme të konstatuara Administrata Tatimore do të vendosë dhe sanksionet përkatëse të përcaktuara në legjislacionin tatimor, konkretisht në ligjin nr. 9920, date 19.05.2008, i ndryshuar “Për procedurat Tatimore në RSH”.