Institucioni

Institucioni > Lajme >

Deklarata e re e Tatimit të Mbajtur në Burim dhe të Ardhurave të tjera – afati: 20 shkurt 2025!

Si duhet të veproni për ta plotësuar saktë?

Rasti 1: Hapat që duhet të ndiqni kur Tatimpaguesi nuk ka kryer asnjë pagesë

  • Zgjidh deklaratën e padorëzuar të muajit korent
  • Në fund të faqes, te seksioni i dytë i deklaratës kliko “DORËZO”
  • Te deklaratat e dorëzuara mund të verifikosh statusin e dorëzimit të deklaratës

 

Rasti 2: Hapat që duhet të ndiqni kur Tatimpaguesi ka kryer pagesa ndaj jorezidenteve

  • Zgjidh deklaratën e padorëzuar të muajit korent
  • Në seksionin e dytë të deklaratës gjeni “Person fizik jo rezident apo entitet jo rezident në Shqipëri”
  • Përzgjidh rubrikën për llojin e pagesës për të cilën është mbajtur tatim duke vendosur të dhënat e sakta të jorezidentit në Shqipëri dhe datën e kryerjes së pagesës
  • Shtyp “SHTO” për çdo të dhënë shtesë për çdo pagesë të kryer gjatë muajit drejt jorezidentëve të ndryshëm.
  • Pas plotësimit të të dhënave klikoni “DORËZO”
  • Te deklaratat e dorëzuara mund të verifikosh statusin e dorëzimit të deklaratës

Rasti 3: Hapat që duhet të ndiqni kur Tatimpaguesi ka kryer pagesa ndaj rezidentëve

  • Zgjidh deklaratën e padorëzuar të muajit korent
  • Shkoni në seksionin e parë të deklaratës “Tatimpagues rezident në Shqipëri ose jorezident, por që ka seli të përhershme në Shqipëri”
  • Përzgjidh rubrikën për llojin e pagesës për të cilën është mbajtur tatim duke vendosur të dhënat e sakta të rezidentit në Shqipëri dhe datën e kryerjes së pagesës
  • Shtyp “SHTO” për çdo të dhënë shtesë për çdo pagesë të kryer gjatë muajit drejt rezidentëve të ndryshëm.
  • Pas plotësimit të të dhënave klikoni “DORËZO”
  • Te deklaratat e dorëzuara mund të verifikosh statusin e dorëzimit të deklaratës

Rasti 4: Hapat që duhet të ndiqni kur Tatimpaguesi ka kryer pagesa ndaj rezidentëve dhe jorezidënteve

  • Zgjidh deklaratën e padorëzuar të muajit korent
  • Shkoni në seksionin e parë të deklaratës “Tatimpagues rezident në Shqipëri ose jorezident, por që ka seli të përhershme në Shqipëri”
  • Përzgjidh rubrikën për llojin e pagesës për të cilën është mbajtur tatim duke vendosur të dhënat e sakta të rezidentit në Shqipëri dhe datën e kryerjes së pagesës
  • Shtyp “SHTO” për çdo të dhënë shtesë për çdo pagesë të kryer gjatë muajit drejt rezidentëve të ndryshëm
  • Pas plotësimit të të dhënave për tatimpaguesit rezidentë në faqen tjetër përzgjidhni “Person fizik jo rezident apo entitet jo rezident në Shqipëri” si dhe datën e kryerjes së pagesës
  • Shtyp “SHTO” për çdo të dhënë shtesë për çdo pagesë të kryer gjatë muajit drejt jorezidentëve të ndryshëm
  • Pas përfundimit të plotësimit të gjithë të dhënave klikoni butonin “DORËZO” dhe verifikoni statusin e dorëzimit në nënmenunë “Deklaratat e dorëzuara”