Përfundojnë me sukses zhvillimet e fundit në sistem! C@ts dhe e-Filing funksionalë
Administrata Tatimore ju njofton se përfunduan me sukses zhvillimet e fundit në sistem, të planifikuara në datat 3-5 janar, me qëllim implementimin e plotë të ligjit të ri të "Tatimit mbi të Ardhurat".
Sa më sipër, ju bëjmë me dije se C@ts dhe e-Filing janë në funksion të plotë.
Gjithashtu u gjeneruan deklaratat dhe listëpagesa si dhe u sinkronizuan në e-Filing.
Sa i takon kësteve paraprake sipas përgjegjësive të reja tatimore, ju njoftojmë se gjenerimi i tyre do të vijojë të kryhet në ditët në vijim.