Institucioni

Institucioni > Lajme >

Tatimet: C@ts dhe e-Filing do të funksionojnë me shërbime të kufizuara në datat 31 dhjetor-5 janar '25 si pasojë zhvillimeve të sistemeve, që lidhen me implementimin e ligjit të ri

Administrata Tatimore bën me dije se nga data 31 dhjetor 2024, ora 14:00 deri në datë 5 janar 2025 sistemi tatimor elektronik c@ts dhe e-Filing do të funksionojnë me shërbime të kufizuara.

Kjo me qëllim finalizimin në sistem të zhvillimeve të fundit në proces, në zbatim të ligjit të ri të Tatimit mbi të Ardhurat.

Megjithatë Administrata Tatimore ju njofton se kjo ndërprerje nuk ju pengon të printoni urdhërpagesa, të kryeni pagesa dhe të dorëzoni deklaratat e periudhave të mëparshme.

Kujdes!
Ju nuk mund të:

  • Deklaroni deklarata, që gjenerohen në datën 1 të muajit (p.sh., listëpagesën apo çdo deklaratë tjetër për periudhën dhjetor 2024)
  • Ndryshoni deklaratat e dorëzuara më parë
  • Përdorni shërbimet elektronike tatimore në platformën qeveritare e-Albania.