Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sipas Vendimit Nr. 1195, datë 05.08.2008, të Këshillit të Ministrave “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve të reklamave për transmetim nga Operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e Administratës Shtetërore” pika 9, ka përgatitur një Ftesë për Negociatë, për t’jua drejtuar Organeve të masmedias/ Agjensive të specializuara, per Prodhimin në total të 1 (një) spoti informues me objekt: “Informimi i publikut për sensibilizimin kundër informalitetit të pagave” sipas specifikimeve bashkëngjitur.
Mbetemi ne pritje te ofertave tuaja te cilat duhet te paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në zyrën e Protokollit, nga organet e masmedias/agjencitë e specializuara, brenda datës 31.12.2024 ora 14:00. Paraqitja e ofertës pas këtij orari nuk do të pranohet.