Institucioni

Institucioni > Lajme >

Tatimet: 18 dhjetori afati i fundit për Tatimpaguesit, që s’kanë deklaruar ende llogaritë bankare

Kthimi i kësteve paraprake të Tatim Fitimit dhe dhe TFTH
 
Administrata Tatimore bën me dije se pas verifikimit të të dhënave të tatimpaguesve, që ofrojnë shërbime profesionale, në zbatim të Aktit Normativ nr. 4, datë 27.11.2024, “Për një shtesë në ligjin nr.29/2023, “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, të ndryshuar, konstatohet se një pjesë e tyre nuk kanë deklaruar ende në e-Filing të dhënat e llogarive bankare.

Ky informacion është i domosdoshëm për të finalizuar me sukses procesin e kthimit të pagesave të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin e Thjeshtuar apo Tatimin mbi Fitimin brenda këtij viti.
Për sa më sipër, njoftojmë tatimpaguesit se afati për deklarimin e llogarive bankare, në llogarinë e tyre elektronike e-Filing është data 18 dhjetor 2024! Në të kundërt, pra nëse përditësimi i llogarive bankare nuk bëhet brenda këtij afati, Administrata Tatimore nuk garanton rimbursimin e pagesës së tatimit të parapaguar brenda këtij viti, por në një moment të dytë gjatë vitit 2025.  

Rikujtojmë tatimpaguesit se llogaria bankare duhet të jetë në monedhën Lek dhe aktive në një nga bankat e nivelit të dytë.