Me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe të infrastrukturës, Administrata Tatimore njofton tatimpaguesit se prej orës 21.00 të ditës së premte (datë 06.09.2024) deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës (datë 07.09.2024) do të ndërpritet shërbimi nëpërmjet sistemit tatimor
e-Filing dhe platformës e-Albania për shërbimet tatimore.
Kjo ndërhyrje do t'i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm të ofrimit të shërbimeve nëpërmjet portalit
e-Filing dhe shërbimeve elektronike tatimore në portalin qeveritar e-Albania.