Institucioni

Institucioni > Lajme >

Tatimpagues, 30 Marsi afati i fundit i pagesës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin

Administrata Tatimore rikujton Tatimpaguesit se nesër, datë 30 Mars, është afati i fundit i pagesës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2023.
 
DPT njofton gjithashtu se 31 marsi është afati i fundit për pagesën e Tatimit mbi Fitimin sipas pasqyrave financiare dhe deklaratës vjetore të Tatim-Fitimit për vitin 2022, bazuar në nenin 30 të ligjit nr.8438 dt.28.12.1998  “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
 
Kujtojmë Tatimpaguesit se mosdeklarimi i saktë dhe mospagesa brenda muajit Mars, ju penalizon me gjoba dhe interesa sipas ligjit.
 
Udhëzojmë të gjithë Tatimpaguesit, me qëllim shmangien e penaliteteve dhe kostove shtesë, të bëjnë deklarimet saktë, në afat dhe të paguajnë detyrimet brenda afatit.