Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton të gjithë tatimpaguesit se afati i fundit për dorëzimin dhe pagesën e deklaratës së tatim fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2022 është data 31 mars 2023.
Në zbatim të legjislacionit në fuqi, Administrata Tatimore u bën me dije tatimpaguesve se duhet të dorëzojnë formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin, sipas modelit të miratuar.
Tatimpaguesi duhet gjithashtu të dorëzojë vetëm elektronikisht në Administratën Tatimore, bilancin kontabël së bashku me pasqyrat financiare dhe anekset e tij, si më poshtë:
Tatimpaguesi duhet të dorëzojë raportin e ekspertit të autorizuar të shoqërisë vetëm në rastet kur ky raport kërkohet në zbatim të ligjit "Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar".
Dokumentet shtesë të kërkuara në bazë të ligjit “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, neni 60, që duhen dorëzuar elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare janë:
Pasqyrat financiare (pasqyrat e aktivit, pasivit dhe kapitalit), pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow), pasqyra e aktiveve afatgjata materiale, duhet të dorëzohen elektronikisht në version PDF (të skanuara) dhe në version Excel.
Pasqyrat financiare të dorëzuara në version PDF (të skanuara) duhet të jenë të nënshkruara dhe vulosura nga administratori i shoqërisë ose përfaqësuesi ligjor i njësisë ekonomike dhe personi përgjegjës për hartimin e pasqyrave financiare.
Gjatë dorëzimit të pasqyrave financiare të vitit 2022, mbështetur në Ligjin 25/2018 datë 10.05.2018 "Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare" neni 3, pika 18, në menunë Kontabiliteti - Bilanci vjetor, ju duhet të deklaroni edhe infomacionin e kërkuar, në lidhje me:
Elektronikisht, vetëm në version PDF (të skanuara) duhet të dorëzohet edhe:
Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2022 (analitik) do të deklarohet në versionin e mundshëm të tatimpaguesit (exel/pdf), me kushtin që versioni i deklaruar të jetë i pandryshueshëm.
Për çdo pyetje, paqartësi apo informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit pranë çdo Drejtorie Rajonale, si dhe Qendrën e Thirrjeve në numrin e gjelbër, pa pagesë, 0800 0002.