Të nderuar tatimpagues!
Ju njoftojmë se, në kuadër të përmirësimeve në sistemin e fiskalizimit, gjatë ditës së sotme 10 Mars 2023, duke filluar nga ora 19:00 deri 02:00 do të kryhen disa zhvillime në sistem, të cilat do të kenë ndikim në procesin e lëshimit të faturave elektronike dhe përdorimit të portalit Self-Care.
Lutemi në mirëkuptimin tuaj për çdo shqetësim apo vështirësi që mund të hasni gjatë punës suaj!
Faleminderit!