Institucioni

Institucioni > Lajme >

Skema e mashtrimit me TVSH-në, finalizimi me sukses i Hetimit nga Tatimet

Finalizohet me sukses aksioni i hetimit të thelluar nga Administrata Tatimore, me arrestimin e subjekteve të përfshira në skemën e mashtrimit me TVSH-në.

Pas një hetimi disa mujor, Administrata Tatimore nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit, përmes metodave të specializuara dhe kryqëzimit të informacionit midis librave të shitjes dhe librave të blerjes, si edhe nëpërmjet sistemeve elektronike fiskale ka arritur të faktojë përfshirjen e 17 shtetasve të lidhur ngushtë me subjekte të përfshira në skemën kriminale.

Mbi 1.2 miliard lekë të reja fatura fiktive të lëshuara nga shoqëri tregtare, që nuk kanë ushtruar në asnjë moment aktivitet ekonomik, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar në TVSH dhe Tatim Fitimi prej 300 milion lekësh të reja.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë si dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë arritur të provojnë se këto subjekte në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në Bashkëpunim, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.

Nga ky aktivitet kriminal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 13 shtetasve si dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj 4 shtetasve, të lidhur ngushtë me subjektet fiktive.

Subjektet e përfshira në skemën e mashtrimit me TVSH-në janë:
“No-El Construction” me nipt L72302057R; “G.S Construction” me nipt M01704017D; “Fam Construksion” me nipt L81408017V; “Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q; “Glob Construksion”, me nipt M21416014J
“Fredi 2021”, me nipt M11505007T; “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P; “Aluku Grup”, me nipt M01922011F;
“Joam”, me nipt M12315033I, si dhe të lidhur ngushtë me subjektet përfituese “Mihola”, me nipt L81616001M; “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U; “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F; “Priam 20”, me nipt M02006001I.

Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona edhe subjekte të tjera, si dhe funksionarë të Administratës Publike, për të cilët vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar veprimtarinë kriminale.

Dokumenta ndihmëse