Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton se kërkon të marrë me qira ambiente zyrash për akomodimin e punonjësve të Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, për disa Drejtori të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.
Ftojmë Ofertuesit e interesuar të dorëzojnë dokumentacionin, sipas kritereve të materialit bashkëngjitur, deri në datën 17.06.2022, ora 12.00, në zyrën e protokollit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.