Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve, në zbatim të VKM nr 143, datë 13.02.2020, "Procedurat për lëshimin e autorizimit për subjektet e rindërtimit dhe për përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të furnizimit të mallrave e shërbimeve për qëllime të procesit të rindërtimit'' i ndryshuar, bёn me dije se vijon me lëshimin e autorizimeve dhe monitorimin e plotë të këtij procesi.
Administrata Tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të ofruar ndihmë dhe informacion për çdo subjekt të interesuar, si dhe për të vijuar me zbatimin nё mёnyrё rigoroze të këtij procesi.
Mё poshtё do tё gjeni listёn e tatimpaguesve, tё cilёt kanё marrë Autorizimet. Kjo listё do të përditësohet ditët në vijim.