Institucioni

Institucioni > Lajme >

Të drejtat e tatimpaguesve në lidhje me zbatimin e procesit të fiskalizimit

Të nderuar tatimpagues,

Në mbrojtje të të drejtave tuaja, lidhur me zbatimin e procesit të fiskalizimit të faturës, Avokati i Tatimpaguesit ju nxit që:

Për çdo problem që ju shfaqet lidhur me procedurën e fiskalizimit të faturës, ku përfshihen ndër të tjera:

  1. Lëshimi çertifikatës elektronike për fiskalizimin nga Agjencia Komëtare e Shoqërisë së Informacionit;
  2. Instalimi i zgjidhjes software-ike apo paisjes fiskale nga subjektet e çertifikuara për procesin e fiskalizimit dhe dhënia e asistencës së duhur në lidhje me të;
  3. Plotësimi dhe lëshimi i faturës së fiskalizuar;

t`i drejtoheni menjëherë për informim strukturës përkatëse të shërbimit ndaj tatimpaguesit, pranë drejtorisë rajonale tatimore ku keni të regjistruar veprimtarinë tuaj të biznesit.

Informimi në kohë i organit tatimor lidhur me çdo problem që ju shfaqet lidhur me faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, mundëson shmangien e pasojave që rrjedhin nga zbatimi i penaliteteve që janë parashikuar për moslëshimin e faturës nga legjislacioni tatimor në fuqi.

Nëse nga administrata tatimore nuk merrni sqarimet e nevojshme lidhur mezbatimin e procedurës së fiskalizimit të faturës, mos hezitoni të kontaktoni Avokatin e Tatimpaguesit, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në adresën: Bulevardi “dëshmorët e Kombit”, Nr.3, Tiranë; si dhe në rrugë elektronike në adresën e postës elektronike: avokati.tatimpaguesit@financa.gov.al.

 

Ju faleminderit,

Avokati i Tatimpaguesit