Falë platformës digjitale të rimbursimit, 0 kontakte me zyrat tatimore. Çlirojmë tatimpaguesit nga dokumentet në letër.
Nga data 7 mars 2022, çdo kërkesë për rimbursimin e TVSH-së do të bëhet vetëm online, përmes Platformës Dixhitale të Rimbursimit të TVSH-së. Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve, vë në dispozicion udhëzuesin, që orienton tatimpaguesit hap pas hapi për mënyrën sesi duhet të përdoret platforma online e rimbursimit. Një nga objektivat parësorë, që do të realizojë përdorimi i platformës digjitale është eliminimi përfundimtar i kontakteve fizike me punonjësit e administratës tatimore, duke eliminuar çdo mundësi abuzimi, si edhe çlirimi i tatimpaguesve nga dokumentet në letër dhe nga koha e pritjes.
Falë automatizimit të sistemit, platforma digjitale e rimbursimit të TVSH-së do të garantojë transparencë të plotë në trajtimin e kërkesave sipas radhës, duke mundësuar në kohë reale përmes numrit të referencës edhe gjurmimin e statusit të aplikimit nga vetë tatimpaguesi, nё llogarinё e tij nё e-Filing. Konkretizimi i këtij projekti të rëndësishëm në funksion të taksapaguesve vjen si angazhim i pakthyeshëm i qasjes që Administrata Tatimore ka për modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve publike ndaj tatimpaguesve, që falë platformës online do të kursejnë kohë dhe do të përfitojnë shërbim cilësor.
Bashkëlidhur, udhëzuesi i pёrdorimit tё platformёs digjitale të rimbursimit të TVSH-së
*Për më shumë informacion, Administrata Tatimore fton taksapaguesit të telefonojnë numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të Administratës Tatimore.