Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim mbi funksionimin e protalit Selfcare

Duke shprehur keqardhjen për dezinformimin që është bërë nga revista Monitor, datë 02.2.2022 në shkrimin me titull “A është ndërprerë Fiskalizimi Falas në Selfcare për të vetëpunësuarit e vetëm?”, Administrata Tatimore sqaron opinionin publik se:

Portali Selfcare ofron shërbimin falas për të gjithë tatimpaguesit, të cilët plotësojnë kriteret ligjore sipas VKM nr. 220, datë 12.03.2020, i ndryshuar dhe nuk ka pasur ndërprerje apo kufizim. Gjithashtu nuk ka pasur asnjë ndryshim ligjor që kufizon të drejtën për përdorim falas të Portalit SelfCare.

 
Sipas VKM nr. 220 datë, datë 12.03.2020, i ndryshuar, përcaktohet se kategoritë e tatimpaguesve që mund të lëshojnë fatura nga portali SELFCARE janë:

1. tatimpaguesit me përgjegjësine tatimore të Tatimit të thjeshtuar mbi Fitimin, të cilët plotësojnë njëkohësisht kushtet e mëposhtëm:

    a. Nuk janë me përgjegjësinë e TVSH-së;
    b. Kanë vetëm 1 vend të ushtrimit të aktivitetit;
    c. Janë person fizik i vetëpunësuar i vetëm;

2. Organet e qeverisjes qendrore dhe vendore (entet publike).
 

Për muajin janar 2022, nga portali Selfcare janë lëshuar 42 139 fatura nga 5464 subjekte, lëshues faturash sipas përkufizimit ligjor. Portali funksion normalisht, ndërsa nuk ka pasur asnjë ankesë për mosfunksionim të tij nga tatimpagues të cilëve u njihet e drejta për të lëshuar fatura, sipas VKM-së së sipërpërmendur.

Në përgjigjë të kërkesës së paraqitur nga revista Monitor pranë Zyrës së Shtypit në DPT, dje më datë 2 shkurt 2022 mbështetur në të drejtën për informim, AT ka kthyer përgjigje ditën e sotme, datë 3 shkurt 2022, megjithë afatin ligjor prej 10 ditësh për t’u përgjigjur.

Administrata Tatimore monitoron me shumë kujdes dhe përgjegjësi ecurinë dhe treguesit e procesit të Fiskalizimit, ndërsa fton tatimpaguesit që për çdo paqartësi dhe problematikë që hasin në lidhje me Fiskalizimin, t’i drejtohen Helpdesk-ut dhe Call center në numrin pa pagesë 0800 0002.