Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon të gjithë tatimpaguesit, subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar se dorëzimi i deklaratës së TVSH-së librave të shitjes dhe blerjes për periudhën deri në Qershor 2022, do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik në e-filing.
Në vijim të Aktit Normativ nr. 36, datë 24.12.2021, zbatimi i sanksioneve lidhur me këtë proces për tatimpaguesit që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë, si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike do të fillojnë të zbatohet pas datës 30 qershor 2022.
Deklarata e TVSH-së, librat e shitjes dhe blerjes do të vijojnë të dorëzohen manualisht, duke patur mundësinë e verfifikimit në to të të dhënave të faturave të fiskalizuara si dhe shtimin manualisht të faturave të lidhura me furnizimin me ujë dhe energji elektrike.
Për më shumë informacion, mund t’i referoni faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në adresën: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi, mund të drejtoheni në çdo moment në platformën Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al, të kontaktoni Administratën Tatimore, nëpërmjet shërbimit për tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale ku jeni i regjistruar, Qendrës së Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 00 02.