Të nderuar tatimpagues,
Në kuadër të zhvillimeve të mëtejshme të sistemit të ri tatimor, ju njoftojmë se nga data 1 Shkurt 2017, listëpagesat do të krijohen automatikisht, për çdo periudhë tatimore, çdo datë 1 të muajit pasardhës, duke ju dhënë mundësinë të vijoni me deklarimin e tyre në të njëjtën mënyrë siç veproni me deklaratat e tjera tatimore. (pa pasur nevojë të krijoni listëpagesë ESIG 025).
Administrata Tatimore ju falenderon për mirëkuptimin!