Në vijim të përmirësimeve të vazhdueshme të portalit Self-Care, në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se është bërë një zhvillim lidhur me formatin e ri të faturës së thjeshtuar.
Për ta lehtësuar sa më shumë këtë proces, për tatimpaguesit të cilët sipas VKM nr.220, datë 12.3.2020 “Për përcaktimin e kategorisë së tatimpaguesve dhe të kritereve të përdorimit të procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit”, mund të lëshojnë fatura nga portali Self-Care, konkretisht janë bërë ndryshimet e mëposhtme, për lëshimin e faturës me para në dorë:
Sjellim në vëmendje se përpara lëshimit të faturës së thjeshtuar me para në dorë, tatimpaguesi fillimisht duhet të ketë regjistruar më parë listën e artikujve sipas pikës 1 më lart.
Për çdo problematikë të hasur në zbatimin e kësaj procedure, ju mund të na kontaktoni duke komunikuar me HelpDesk për Fiskalizimin drejtpërsëdrejti nga portali i dedikuar http://helpdesk.tatime.gov.al/, të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit në çdo DRT apo të vizitoni në çdo moment faqen e internetit në menunë dedikuar Fiskalizimit, https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi,
Në materialin bashkëngjitur këtij njoftimi, do të gjeni të gjitha hapat të shoqëruara edhe me foto ilustruese për mënyrën e lëshimit të Faturës së Thjeshtuar.