Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim në shërbim të vetdeklarimit të sipërmarrësve të biznesit të vogël

Të nderuar tatimpagues,

Mbështetur në nenin 16, të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar,  ju jeni të detyruar  që brenda datës 10 shkurt 2017 të dorëzoni  formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogel, për periudhën tatimore të lidhur me vitin kalendarik 2016.
Në këtë formular, nga ana juaj duhet të paraqiten hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.

Tatimpagues që keni përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për biznesin e vogël,

Ju jeni të detyruar të deklaroni elektronikisht pranë administratës tatimore:

  • Librin e shitjeve dhe librin e blerjeve, brenda datës 10 të çdo muaji, që pason periudhën tatimore që deklarohet.
  • Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, brenda datës 10 shkurt 2017.

Administrata tatimore, ju bën me dije që çdo e dhënë:

  • e deklaruar nga ana juaj,
  • nga furnitorët tuaj,
  • nga klientët tuaj,

është në verifikim konstant.
Nga të dhënat e nxjerra në sistemin elektronik të tatimeve, ka rezultuar që ka tatimpagues, që nuk kanë qenë korrekt në deklarimet e tyre periodike mujore, lidhur me të dhënat për blerjet, pra nga furnitorët e tyre por edhe të shitjeve.

Me qëllim që ndaj jush, në rastin e konstatimit të parregullsive, të mos zbatohen dënimet administrative që parashikon ligji nr.9920 datë 19.5.2008 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije që ju keni mundësinë e vetme që:

  • Formularët e Deklarimit dhe Pagesës së TVSH-së, të deklaruar parregullsisht, të mund t’i deklaroni të ndryshuar, në të drejtën që ju jep neni nr. 67 i ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, brenda datës 10 shkurt 2017.
  • Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, të cilin ju detyroheni ta dorëzoni brenda datës 10 shkurt 2017, ta plotësoni mbi baza ta plota rregullshmërie, për të gjithë transaksionet tuaja faktike të blerjeve dhe të shitjeve, që keni kryer gjatë vitit ushtrimor kalendarik 2016.

Në rast se pas verifikimit nga administrata tatimore, deklarata/t dërguar nga ana juaj, konstatohen të parregullta, ndaj jush do të zbatohen dënimet administrative që parashikon ligji nr. 9920 datë 19.5.2008 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Tatimpagues që keni përgjegjësinë tatimore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për biznesin e vogël,

Ju jeni të detyruar të deklaroni elektronikisht pranë administratës tatimore:

  • Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, brenda datës 10 shkurt 2017.

Administrata tatimore, ju bën me dije që çdo e dhënë:

  • e deklaruar nga ana juaj,
  • nga furnitorët tuaj,
  • nga klientët tuaj

është në verifikim konstant.

Me qëllim që ndaj jush, në rastin e konstatimit të parregullsive, të mos zbatohen dënimet administrative që parashikon ligji nr.9920 datë 19.5.2008 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije që ju keni mundësinë e vetme që:
Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, të cilin ju detyroheni ta dorëzoni brenda datës 10 shkurt 2017, duhet që ta plotësoni, mbi baza ta plota rregullshmërie, për të gjithë transaksionet tuaja faktike të blerjeve dhe të shitjeve, që keni kryer gjatë vitit ushtrimor kalendarik 2016.

Ju faleminderit!