Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim për përdorimin e dokumentacionit tatimor të pafiskalizuar

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në kuadër të informimit për zbatimin e Ligjit Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 "Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, informon  gjithë tatimpaguesit përsa i përket përdorimit të dokumentacionit tatimor të pafiskalizuar.

Ligji në fuqi për procedurat tatimore, parashikon se, çdo shitblerje mallrash apo të drejtash, si dhe çdo kryerje punimi apo shërbimi, që është pjesë e veprimtarisë tregtare, është objekt faturimi, ndërsa neni 96, i ligjit nr. 92/2014, “Për TVSH-në” i ndryshuar, parashikon se, Faturimi kryhet sipas rregullave të përcaktuara në këtë seksion dhe në legjislacionin në fuqi për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit për të gjitha furnizimet e mallrave dhe të shërbimeve, vendi i të cilave, sipas dispozitave të kreut IV, të këtij ligji, është në Republikën e Shqipërisë.

Për rrjedhojë, është detyrim ligjor i çdo tatimpaguesi që në vijim, të lëshojë vetëm fatura të fiskalizuara. Si kundër administrata tatimore ka njoftuar paraprakisht, do të njihen për efekt shpenzimesh, vetëm ato fatura të shëshuara me format të pafiskalizuar, të cilat janë kushtëzuar nga shkaqe të tjera që nuk varen nga tatimpaguesi.

Faturat e pafiskalizuara të leshuara nga tatimpaguesit pas datës 01 shtator 2021, nuk do të njihen si të vlefshme nëse tatimpaguesi, që ka detyrim të zbatojë ligjin:

✔ Nuk ka kryer aplikimin për Certifikatë Elektronike, e cila merret tek AKSHI, duke aplikuar përmes kredencialeve nga e-Albania.

✔ Nuk ka lidhur një kontrate me një shoqëri të certifikuar për blerjen e zgjidhjes Softëare të Fiskalizimit që do të përdorë.

Dokumentacioni justifikues për sa më sipër (kopje e aplikimit për certifikatë elektronike dhe marrëveshja me shoqërinë e certifikuar), duhet të ngarkohen në sistemin e-filing, në “çështjet e mia”.

 

Administrata Tatimore mbetet në dispozicionin tuaj dhe për çdo pyetje apo paqartësi lidhur me procesin e Fiskalizimit mund të drejtoheni në çdo moment në platformën Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al.