Në vijim të njoftimit për marrje mjedisesh me qera, publikuar më datë 09.07.2021, Drejtoria Rajonale Tatimore Fier njofton se në përfundim të procedurave për marrjen me qera të mjediseve për zyra, pas njoftimit në faqen zyrtare të tatimeve www.tatime.gov.al, u shqyrtuan të gjitha ofertat e paraqitura nga subjektet e interesuara dhe u kryen të gjitha procedurat për verifikimin e tyre.
Për sa më sipër, ju bëjmë të ditur se është shpallur fitues Z. Edmond Profka. Subjekti është paraqitur dhe ka lidhur edhe kontratën sipas kushteve të përcaktuara në njoftim.