Institucioni

Institucioni > Lajme >

Qendra e Thirrjeve, shërbim i ri për sipërmarrësit dhe qytetarët

Së shpejti një shërbim i ri shtohet për sipërmarrësit dhe qytetarët.

Duke filluar nga muaji Shkurt, sipëmarrësit dhe qytetarët mund të marrin asistencë dhe informacion pa pagesë përmes Qendrës së Thirrjeve (Call Centre), shërbim ky i pari i këtij lloji.
Duke telefonuar Qendrën e Thirrjeve, tatimpaguesit dhe qytetarët do të marrin asistencë në kohë reale për çështje që lidhen me administratën tatimore pa qënë nevoja të prezantohen në sportelet e shërbimit të tatimpaguesve.  

Shërbimi do të ofrohet me dy turne nga e hëna në të enjte, prej orës 09:00-20:00 dhe të premten prej orës 09:00 deri në orën 16:00. Për të garantuar ofrimin e asistencës dhe informacionit të cilësisë së lartë është trajnuar një staf i dedikuar si dhe janë aplikuar për herë të parë sisteme të avancuara operative për trajtimin e thirrjeve.
Qytetarët do të kenë mundësinë të përzgjedhin llojin e informacionit nëpërmjet shërbimit të përgjigjes automatike.
Ky është edhe një hap i rëndësishëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në funksion të lehtësimit të komunikimit me tatimpaguesit dhe biznesin.