Njoftojmë tatimpaguesit se në intervalin kohor 20.30 – 23.00 të ditës së sotme 02.08.2021, në mjedisin LIVE të sistemit të Fiskalizimit do të implementohet një zhvillim i ri lidhur me disa përmirësime dhe zgjidhjen e disa problematikave të konstatuara.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, për ndonjë parregullsi në përdorimin e sistemit, pasi gjatë këtij intervali, pavarësisht se mund të ketë ngadalësim në procesim apo vonesë në komunikim, sistemi do të jetë funksional dhe do të mundësojë lëshimin e faturave.